Lajme

I plagosuri në Pejë është ish-ushtar i UÇK-së, po dërgohet për trajtim në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 19:15 | 11 October 2021

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në vendin që njihet si ‘Çarshia e Gjatë’ në Pejë.

Gazeta Online Reporteri.net mëson se i plagosuri në Pejë është ish-ushtari i UÇK-së, Sezair Belegu dhe se gjendja e tij është e rënduar, ai tashmë po bartet nga Peja për trajtim të mëtejshëm në QKUK.

Gjithashtu, lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ku tha se një persona është plagosur dhe po trajtohet në emergjencën e Pejës, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

-Advertisement-

“Në vendin Çarshia e Gjatë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri, si pasoj një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar në emergjencë për trajtim. Njësitet e Policisë kanë arrestuar të dyshuarin dhe ndodhet në stacion të Pejës”, tha Driton Rugova.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera