Lajme

I pari i naftëtarëve: Kam qenë dhe jam kundër heqjes së akcizës së naftës

Autori: Gazeta inFokus 08:38 | 29 June 2022

Qeveria e Kosovës katër ditë më parë ka publikuar udhëzimin administrativ për rregullimin e çmimit të naftës.

E, duke marrë për bazë këtë udhëzim Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dje dhe sot ka publikuar limitin për çmimet e derivateve.

Për 24 orë çmimi maksimal i lejuar i produktit dizel është 1.86 eurocentë për litër, ndërsa çmimi i lejuar i benzinës është 1.74 eurocentë për litër.

-Advertisement-

Si pasojë e ngritjes së çmimeve të naftës ka kohë që opozita po kërkon heqjen e akcizës së saj.

Një gjë të tillë e kanë kërkuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Sipas tyre akciza duhet të hiqet për një periudhë pesë mujore, dhe krejt kjo po kërkohet për shkak të inflacionit të lartë dhe rritjes enorme të çmimeve.

Po, ashtu kërkesë të njëjtë kishte edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Por, çka thonë nga Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, thotë për Front Online se është kundër që të hiqet akciza e naftës.

“Unë si kryetar i Shoqatës së naftëtarëve gjithmonë kam qenë kundër heqjes së akcizës”, është shprehur Berjani.

Ndërsa, ka treguar edhe arsyet se përse është kundër.

“Buxheti i Republikës së Kosovës 35% mbushet nga ky sektor dhe nuk është e arsyeshme të kërkohet kjo”, ka deklaruar ai.

Udhëzimi Administrativ për rregullimin e çmimit të naftës, në Nenin 4 te Rregullimi i çmimeve – Marzha Tregtare, çmimi për marzhën tregtare maksimale për litër të produktit të naftës shitur me shumicë është 2 centë, kurse për litër të produktit të shitur me pakicë është 12 centë.

Tregtarët e naftës me shumicë me këtë rregullim të çmimit mund ta shesin naftën me fitim maksimal 2 centë, kurse ata me pakicë me fitim 12 centë.

Ky vendim do të mbetet në fuqi për 90 ditë përveç nëse shprehimisht përcakton ndryshe.Front Online

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera