Rozë

“I paguaja edhe borxhet të dashurit”! Fifi: Iku me dashnoren në Greqi me paratë e mia

Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 13 October 2021

Këngëtarja shqiptare Fifi, së fundmi ka folur në “Big Brother Vip” për ish-partnerin e saj, teksa ka thënë se ai e ka lënë, sepse sipas tij, ajo qante shumë.

Ajo thotë se ajo i paguante dhe borxhet atij, madje me lekët e saj shkoi për pushime në Greqi, me një femër tjetër.

“Unë nuk ju besoj meshkujve më, ai tjetri që do të vijë në jetën time duhet të më bindë.

-Advertisement-

Për ata unë mendoj shumë, se nuk besoj më, se e kam përjetuar vetë me dhënë gjithçka për një njeri, edhe me u zgjuar një ditë papritur edhe me të thënë unë nuk të kam dhënë shpresa.

Njëjtë më ka ndodhur edhe me atë para këtij të fundit.

Kam qenë me të, u nda me mua se nuk i pëlqente që unë qaja

Se kur u njoh me mua, më pa në televizion vetëm duke qeshur dhe pas një viti e gjysmë ju ka kujtua që unë edhe qaj, dhe më thoshte ti po qan shumë.

Ndërkohë ankohej për gjendjen ekonomike dhe ato para që unë i fitoja i paguaja borxhet.

Në një rast ai shkoi dy javë në Greqi me paratë e mia.

Kur u kthye kishte nisur një lidhje tjetër dhe kthehej vetëm kur nuk ia hapte telefonin ajo tjetra”, ka rrëfyer ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera