Lajme

“I paftë në politikë”, “ Po jeton në një botë paralele”- përplasja ndërmjet Kurtit dhe Ramës?

Autori: Doresa Geci 10:33 | 27 September 2021

Çështja e Minishingenit i ka përplasur shpeshherë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe atë të Shqipërisë, Edi Ramën.

Kurti që nga fillimi kishte kundërshtuar me projektin e “Minshingenit Ballanik”, i quajtur më vonë si Open Ballkan shkruan Gazeta Infokus.

Madje i pari i ekzekutivit të Kosovës, e kishte quajtur idenë e nisur nga tre udhëheqësit në Ballkan, Aleksandar Vuçiq, Edi Rama dhe Zoran Zaev, si projekt për të formuar një Jugosllavi të re.

-Advertisement-

“Minishengeni ballkanik ka rreziqet e veta, kam thënë se ai paraqet Jugosllavinë e katërt, të cilën Serbia e do, kjo është intenca e Beogradit. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm pasi ka rreziqe përtej atyre buzëqeshjeve. Mendoj se ka qenë shumë më i relaksuar para dy viteve se sa që ka qenë sot, e sot Rama është më i vëmendshëm se sa që ishte para një viti. Intencat e Serbisë që po i shohim sërish në Mal të Zi, janë evidente” pohoi Kurti.

Për këto qëndrime, Edi Rama e kishte quajtur Kurti si të paftë në politikën e jashtme.

Madje Rama kishte thënë se ai që kundërshton idenë e “Open Ballkanit”, jeton në botë paralele.

“Kush thotë që kjo është një nismë e projektuar në bodrumet e ish-Jugosllavisë, jeton në një botë tjetër. E para, jeton në një botë paralele. E dyta, jeton për politikë në lëkurën e njerëzve dhe jo për rritjen e mirëqenies dhe për forcimin e urave mes njerëzve dhe e treta, harron se po të nisemi kështu, atëherë duhet të themi se edhe Bashkimi Evropian është një Jugosllavi e madhe. Nëse Bashkimi Evropian është Jugosllavi e madhe, kjo është Jugosllavi e vogël”, tha Edi Rama nga Shkupi.

Përplasje ishte parë edhe në ditën kur kancelaria gjerman, Angela Merkel ishte në Shqipëri.
Rama akuzoi Kurtin se është duke u bazuar në teori konspirative në refuzimin e tij karshi “Open Ballkan”.

“Është e pabesueshme që Kosova nuk ë shfrytëzon këtë por rri dhe bënë teori të konspiracioni. Open Ballkan është asgjë më shumë se sa mjeti i rajonit për të implementuar Procesin e Berlinit. Kush i vendos këto dyja kundrejt njëra tjetrës ose e bënë me qëllim ose nuk e kupton”, ka thënë Rama.

Por pavarësisht këtyre përplasjeve rreth idesë së Ballkanit të Hapur, Rama sot është pritur në takim nga kryeministri Kurti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera