Fun & Video

I ngjashëm me qumështin e nënave/ 1000 euro kilogrami, çfarë e bën kaq të veçantë këtë lloj djathi

Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 27 January 2023

Blerësit e tyre, do të thotë dikush, janë ata që nuk dinë ç’të bëjnë me para. Në vend të parfumit ekskluziv, aty paketohet djathi nga qumështi i gomaricës, pikërisht për njerëz me xhepa të thellë.

Në një vend afër Beogradit, në rezervatin natyror prodhojnë djathin më të shtrenjtë në botë. Për vetëm 1 kg djathi nevojiten 25 litra të qumështit të gomaricës dhe ky është edhe justifikimi për çmimin e lartë të tij.

Momentalisht aty janë 120 gomarica të cilat gjatë një dite mund të japin nga dy deri në 11 litra maksimalisht.Varësisht nga ajo se a janë dhe sa janë në periudhën e krijimit të qumështit (laktacionit).

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera