Lajme

I nevrikosur se mori gjobë, gjilanasi tenton t’i shkelë policët me veturë

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 08 November 2021

Një burrë është arrestuar në Gjilan pasi që tentoi të godiste me veturë zyrtarët policor që i dhanë një gjobë.

Ai i ka rrezikuar policët dhe ua ka dëmtuar veturën zyrtare, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Lajmi është raportuar në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

· Gjilan, 07.11.2021 – 02:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti gjersa kishte qenë duke drejtuar veturën në shenjë pakënaqësie për një gjobë të shqiptuar ndaj tij, kishte nisur veturën në mënyrë të vrullshme duke i rrezikuar dy zyrtarët policor si dhe kishte goditur veturën zyrtare të policisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera