Lajme

I ndante vetëm një godinë, ja si reagon Kurti kur pyetet nëse do e takojë Ramën në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 17:58 | 06 July 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është takuar ditën e sotme me homologun e tij shqiptar Edi Rama, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Prishtinë sot.

Aktualisht Rama po zhvillon takimin me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin në zyrën e saj, ku dy godinat ajo e Presidencës dhe e Kryeministrisë janë ngjitur me njëra-tjetrën, megjithatë takimi mes dy homologëve deri më tani nuk ka ndodhur.

Teksa dilte nga ambientet e zyrës së tij Kurti është pyetur nga mediat nëse ka në plan të takohet me Ramën, pyetje së cilës kreu i qeverisë së Kosovës ka refuzuar t’i përgjigjet.

-Advertisement-

Kurti ka përshëndetur gazetarët dhe ka hyrë në automjetin e tij dhe është larguar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera