I moshuari nga Podujeva që vdiq sot nga coronavirusi ishte ushtar i UÇK-së
Autori: Gazeta inFokus 23:26 | 06 July 2020
Sot një qytetarë nga Komuna e Podujevës ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari ka thënë për RTV Dukagjinin se 80 vjeçari tashmë i ndjerë ka pasur edhe sëmundje tjera por që coronavirusit nuk mundi t’i mbijetojë.
“Baca Sheqë ka qenë aktiv gjatë gjithë periudhës së tij jetësore në çështje të ndryshme humanitare dhe solidare por edhe me pushkë në luftën e fundit të Kosovës”, tha ai.
Rudari thotë se gjendja në Komunën e Podujevës sa i përket coronavirusit është stabile.
“Kemi 22 raste aktive me coronavirus, ku prej tyre pesë janë duke u trajtuar në klinikat e QKUK-së ndërsa të tjerët në shtëpi por që janë në gjendje stabile shëndetësore”.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Podujevës ka bërë thirrje te qytetarët që të kenë kujdes në veprimet e tyre në këtë kohë pandemie.
Ai ka bërë thirrje veçanërisht me rastin e varrimit të personit që sot ka ndërruar jetë në QKUK.
“Bëj apel te kjo familje që me rastin e varrimit të bacës Sheqë të kenë kujdes të shtuar dhe të mos marrin pjesë në numër të madh në varrim si e kemi zakon në Llap. Por edhe në të pame të kenë kujdes në mënyrë që të mbrojnë veten dhe të tjerët nga ky virus vdekjeprurës”, tha Rudari.
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...