Lajme

I mituri rrah nënën e tij në Mitrovicë dhe largohet nga shtëpia

Autori: Gazeta inFokus 09:09 | 26 December 2022

Një nënë nga Mitrovica e Jugut ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga djali i saj i mitur, shkruan Gazeta Infokus.

Siç njofton policia, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:30 e ku thuhet se viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor.

“Viktima femër kosovare ka informuar se është sulmuar fizikisht nga djali i saj i mitur. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor. I dyshuari gjende në arrati”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

-Advertisement-

Rasti është duke u hetuar./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera