Lajme

I mituri rrah kondukterin në Prishtinë vetëm pse i kërkoi ta vendoste maskën

Autori: Gazeta inFokus 09:07 | 29 August 2021

I mituri rrah kondukterin në Prishtinë vetëm pse i kërkoi ta vendoste maskën

Kondukteri i një autobusi është goditur me grushta dhe shqelma nga një i mitur, pasi paraprakisht i ka kërkuar ta vendoste maskën për të hyrë në autobus.

Sipas viktimës, i cili ka pranuar edhe trajtim mjekësor, sulmi fizik ka ardhur për shkak të maskës.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit i mituri i dyshuar është dërguar në ndalim policor në kohëzgjatje prej 24 orësh.

Njoftimi i plotë i policisë:

SULM /Rr. Dëshmorët e Kombit, Prishtinë 28.08.2021-21:48. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka deklaruar se deri sa ka qenë duke punuar si konduktor në autobus, nga i dyshuari kishte kërkuar që për të hyrë në autobus duhet të vendos maskën, ndërsa i dyshuari e kishte sulmuar duke e goditur me grushte dhe shkelma. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 24 orë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera