I mituri që e rrahu për vde*je Lulzimin me të kaluar të errët: Ishtë dënuar për the*je me th*kë
Autori: Gazeta inFokus
15:42 | 23 January 2024
Rasti i vrasjes së Lulzim Fejzullahut, vazhdon të jetë temë diskutimi në Kosovë. Sidomos trajtimi i këtij rasti nga institucionet, ka zgjuar shumë reagime.
Nacionale bazuar në disa dokumentacione të siguruara nga burimet brenda Policisë e Prokurorisë, ka marrë të dhëna për të miturin E.K, i cili është personi që shihet duke goditur me shufër gruri viktimën.
Sipas këtyre dokumenteve të cilat nuk mund të publikohen për shkak se rasti është për të mitur, dhe janë konfidenciale, del se i mituri i dyshuar për rastin e Lulzimit, kishte qenë i dënuar nga Gjykata edhe më herët.
Madje, ai kishte pasur dosje të trashë në Polici e Prokurori.
Njëra prej rasteve ku i dyshuari për vrasjen e Lulzimit ka qenë i përfshirë dhe ka vendim të formës së prerë nga Gjykata, është për një therje me thikë në Podujevë. Ngjarja kishte ndodhur me datë 23 dhjetor 2021.
I dyshuari për vrasjen e Lulzimit me inicialet E.K, për motive absolutisht të ulëta, e kishte goditur me thikë më shumë se tri herë një nxënës tjetër me inicialet Y.R.
Deri te ngjarja dyshohet se kishte ardhur pas një problemi që kishte pasur viktima me një shok të tashmë të arrestuarit për vrasjen e Lulzim Fejzullahut. Rasti ishte kualifikuar si “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi e armëve”.
Sulmi me thikë ishte vërtetuar nga deklaratat e disa dëshmitarëve të cilat i ka parë Nacionale nga raportet e Policisë e Prokurorisë, por që për shkak se rasti është për të mitur nuk mund të publikohen. Gjithashtu eksperti mjekoligjor kishte konstatuar se tashmë i dyshuari për vrasjen e Lulzimit, i kishte shkaktuar nxënësit tjetër plagë pas kokës, në kraharor, dy plagë në shpinë.
Sipas dokumenteve zyrtare të policisë, Prokurorisë, rasti ka ndodhur më 23 tetor 2021. Kurse, po sipas të njëjtave dokumenteve, i dyshuari E.K ka qëndruar në paraburgim nga dhjetori 2021 deri në shkurt 2022. Pra, sipas këtyre dokumenteve, i mituri që dyshohet tash për vrasjen e 18-vjeçarit në Podujevë, aso kohe kishte qëndruar dy muaj gati në liri pasi kishte kryer therjen, e më pas ishte dërguar në paraburgim. Arsyet pse ka ndodhur kjo, sigurisht se mbeten të panjohura.
Për këtë vepër, Gjykata e kishte dënuar të miturin E.K me masë edukuese për dërgim në institucion edukatio-korrektues për 2 vjet. Por, kjo masë nuk do të hynte në fuqi, nëse ky i mitur nuk do të kryente ndonjë vepër tjetër penale.
Në disa dokumente që Nacionale ka siguruar nga organet e rendit dhe informacionet që kemi siguruar nga familjarët, vendimi ishte marrë pasi “i mituri ishte shprehur i penduar, dhe se nuk do të kryejë vepra të tilla penale më”.

T� tjera
-
Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjener...
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...



































