Lajme

I mituri në Podujevë plagos me armë zjarri të miturin tjetër

Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 07 March 2021

Një i mitur e ka plagosur me armë zjarri një të mitur tjetër në fshatin Kërpimeh të Podujevës.

Policia përmes, raportit 24 orësh ka bërë të ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor ne QKMF Podujeve dhe më pas është dërguar ne QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja te cal. 7.65 mm.

-Advertisement-

“Fsh. Kërpimeh , Podujevë 06.03.2021-20:00 Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar – i moshës së mitur për shkaqe ende të panjohura ka plagosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar po ashtu të moshës se mitur . Viktima është dërguar për tretman mjekësor ne QKMF Podujeve dhe më pas është dërguar ne QKUK për tretman të mëtutjeshëm. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja te cal. 7.65 mm . Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit i cili është arrestuar dhe nga i njëjti është konfiskuar arma Zoraki me tre fishekë e cal. 7.65 mm , që dyshohet se është përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera