Lajme

I mituri aksidentohet nga vetura teksa po voziste motoçikletën në Vushtrri

Autori: Gazeta inFokus 09:16 | 26 December 2022

Të dielën në mesditë një i mitur teksa ishte duke vozitur motoçikletën në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Vushtrri është aksidentuar nga një makinë, shkruan Gazeta Infokus.

Policia njoftoi se ka hapur hetime për rastin dhe se i lënduari ka pranuar tretman mjekësor.

“Motoçiklisti mashkull kosovar i mitur, ka kërkuar ndihmë mjekësor, pasi që ishte goditur nga një veturë e pa njohur. Viktima është duke u trajtuar në emergjencën e Vushtrrisë. Rasti është duke u hetuar”, ka raportuar policia./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera