Lajme

I mbijetoi masakrës së Kosovës, Saranda Bogujevci rrëfen e emocionuar historinë e jetës

Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 20 October 2021

Nënkryetarja e parlamentit të Kosovës, Saranda Bogujevci i mbijetoi 16 plumbave dhe humbi tetë anëtarë të familjes së saj, përfshirë nënën dhe dy vëllezërit e saj, gjatë luftës në Kosovë.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo ka rrëfyer e emocionuar historinë e saj, nga vrasja e familjarëve deri te momenti kur ka dëshmuar në gjykatë dhe pranë ka pasur vrasësin.

“Ne kemi qenë me fat si familje në shumë aspekte. E para kemi pas mundësi të shkojmë në Angli për tu shëruar, se bashku më fëmijët e axhës. Kam qene 13 vjeçare dhe kam humbur 8 anëtarë të familjes. Me ne ka qenë edhe familja e shokut të babës, i cili ka humb shtatë anëtarë. Në fakt në atë kohë ishim unë me fëmijët e axhës, unë sapo kisha mbushur 18 vjeçe, ndërsa ata ishin nën moshë dhe e vetmja mënyrë ishte të dëshmonim në gjykatë. Njëri nga të akuzuarit në atë kohë ka qenë në Kanada dhe është njoftuar, teksa dy vite më vonë është ekstraduar. Më kujtohet shumë qartë dita kur kam dëshmuar pasi personi që i ka kryer këto krime familjes sime ka qenë ulur shumë afër dhe nuk jam ndjerë mirë”.

-Advertisement-

Më tej, ajo ka folur edhe për fushatën “Fustani i kuq” kundër persekutimit të grave, duke u shprehur shumë e surprizuar për mbështetjen nga të gjithë.

“Ka qenë një përvojë e papërshkrueshme të veshësh një fustan i punuar nga gra. Ka qenë një ndjenjë e veçantë. Një pjesë e fustanit ka qenë e punuar nga gratë nga Meksika, kur e kam parë kam pyetur se ka qenë e punuar nga gratë nga vendi jonë. Në të njëjtën kohë, ka qenë nder ta veshi fustanin dhe të jem në parlament”, tha ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera