“I mbanin gjallë vajzat vetëm me patate”,arrestohen 9 shqiptarë për prostitucion
Autori: Gazeta inFokus 22:09 | 12 October 2021
Nëntë shqiptarë në Katania të Italisë kanë rënë në prangat e Policisë për shfrytëzim prostitucioni. Ata ishin tutorë të disa vajzave që i shfrytëzonin për prostitucion dhe përfitonin shuma të majme parashë prej tyre.
Sipas disa dëshmive, ata i keqtrajtonin vajzat që i përdornin për para, duke i ushqyer vetëm një herë në ditë. Ata fillimisht i mashtronin vajzat duke u premtuar nga 6 mijë euro e më pas i përdornin për prostitucion.
Për rastin janë vënë në pranga tetë persona, ndërsa një tjetër është në kërkim. Hetimet për operacionin e koduar “Bokuk”, që në bullgarisht do të thotë “plehra” dhe që përdorej si term nga tutorët për viktimat, kanë nisur në qershor të 2020 pas denoncimit të bërë nga dy shtetase bullgare, raporton abcnews.al.
Gjatë hetimeve policia mësoi se pasi “rekrutoheshin” vajzat dërgoheshin në banesa gjysmë të rrënuara në distriktin San Cocimo ku mbaheshin në kushte të këqija higjienike të privuara nga çdo lloj lirie. Për t’i mbajtur gjallë, anëtarët e bandës i ushqenin vajzat shumë pak dhe kryesisht me patate. Me punën e tyre në rrugë, viktimat i siguronin grupit kriminal rreth 1,400 euro në javë secila.
Ato iu nënshtroheshin abuzimeve dhe të rrahurave dhe detyroheshin që të prostituonin çdo ditë nga ora 07.00 e mëngjesit deri në 04.30 të mëngjesit, edhe në kohën kur kishte kufizime nga pandemia. Me finalizimin e operacionit, policia konfiskoi pajisje kompjuterike, telefona celularë, sende me vlerë dhe para, raporton abcneës.al.
Sipas raportimeve, nga katër personat që janë tashmë në burg, tre janë shqiptar dhe një është italian.
Me hetimet e policisë, sipas Prokurorisë Publike të Katanias, “ishte e mundur të demonstrohej se organizata kriminale, e kryesuar nga çifti Emil Milanov dhe Milena Milanova, siguronte një caktim të saktë të roleve dhe detyrave, përmes kontributit dhe bashkëpunimit operacional të italianëve dhe bullgarëve, me detyra monitorimi dhe shoqërimi të viktimave “në vendin ku ato detyroheshin të punonin në rrugë.”
Të tjera
-
Tre të lënduarit nga përleshja e mbrëmshme në “Rrugën B” po trajtohen në QKUK
Tre persona janë lënduar mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë te “Rruga B”, pa...
-
Arrestohen 8 efektivë të policisë kufitare në Mal të Zi, iu morën ryshfet edhe kosovarëve
Policia malazeze arrestoi 8 policë kufitarë të dyshuar për marrje ryshfetesh ...
-
Sindikata e Re e KEK-ut, Administratës dhe Minatorëve të Trepçës thërrasin konferencë për media
Sindikata e Re e KEK-ut, Administratës dhe Minatorëve të Trepçës thërrasin ko...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare në Kuvend
Sot takohen katër komisione parlamentare për të shqyrtuar çështje të ndryshme...
-
Makina e parë fluturuese bën udhëtimin e parë në Sllovaki!
Legjenda e muzikës Jean-Michel Jarre bëhet pasagjeri i parë në makinën flutur...
-
34 vjet nga vdekja e veprimtarit Fadil Vata
Sot mbushen 34 vjet nga vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare Fadil Vata...
-
Siguroi fshehtas raketa balistike me rreze të gjatë veprimi nga SHBA, Ukraina i përdor për herë të parë! Godet Rusinë
Ukraina ka filluar të përdor për herë të parë raketa balistike me rreze të gj...
-
Siljanovska e Pendarovski në balotazh për president, Osmani del i treti
Në Maqedoninë e Veriut, qytetarët votuan të mërkurën për të zgjedhur presiden...
-
Mot sot i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mban mot i vranët d...
-
Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot vazhdon gjykimi i Th...
-
Sot në Bruksel zhvillohen takimet e radhës në kuadër të dialogut
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq pri...
-
Mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshja për tunelin Tetovë-Prizren
Sot do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku në mesin e pikave t...