“I lumtur që jam në Shqipëri”, Macron: Të ketë solidaritet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Autori: Gazeta inFokus
11:29 | 06 December 2022
Në samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Tiranë ka mbërritur edhe presidenti francez, Emmanuel Macron.
Pasi u prit nga Kryeministri Rama, Macron para mediave tha se është i lumtur që sot ndodhet në Shqipëri,
Presidenti francez theksoi se është e rëndësishme të ketë solidaritet, që vendet e Ballkanit Perëndimor të integrohen në BE.
“Kam thënë gjithmonë të njëjtë gjë që diskutimet gjithashtu edhe lufta në Ukrainë është çështje sigurie për të gjithë rajonin, keshtu që ne kemi që prej shkurtit e marsit duke punuar, por jam i lumtur që sot jam në Shqipëri. Falendëroj kryeministrin Edi Rama për këtë samit midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në një moment kaq të rëndësishëm në kuadër të presidencës çeke. Kemi në fakt projekte konkrete për të diskutuar. Gjithashtu është e rëndësishme të ketë solidaritet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për energjinë, dhe gjithashtu edhe për procesin e integrimit të kësaj pjese në BE. Është e rëndësishme të punohet drejt solidaritetit të mëtejshëm të thellimit të agjendës politike”, tha Emmanuel Macron para mediave.
Në samitin e BE në Tiranë është nënshkruar marrëveshja e tarifave roaming mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian. Kjo marrëveshje parashikon tarifa më të ulëta për qytetarët e Ballkanit në vendet e unionit.
Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel u shpreh para samitit se marrëveshja për tarifat roaming është një hap shumë i rëndësishëm.
“Sot do të nënshkruajmë një marrëveshje për tarfiat roaming, është një arritje konkrete. Ky është një hap shumë i rëndësishëm, një tjetër element është mbështetja që duam t’i japin Ballkanit Perëndimor në raport me krizën energjetike dhe vështirësitë energjetike që janë pasoja të luftës së Rusisë në Ukrainë. Është emocionuese që në këtë rajon të kemi një takim të këtij niveli. Ne jemi shumë të bindur që e ardhmja e Evropës dhe fëmijës tanë do të jetë më e begatë me Ballkanin Perëndimor, pjesë të Evropës”, u shpreh ai.
Të tjera
-
Parashikimi i motit, nesër pritet që vendi të mbulohet nga bora
Për të premten parashikohet të mbajë mot i vranët dhe kohë pas kohe pritet të...
-
Vitia: Një ilaç që shitet 2.50 euro në vendet e tjera të Ballkanit, te ne shitet 7.50 Euro
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka folur për projektligjin, i cili synon...
-
Vërshimet në Mitrovicë, Hamza: Si komunë, do të ndajmë gjysmë milion euro për dëmet
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, do të ndajë gjysmë milion euro...
-
Rreth 500 mijë euro u mblodhën për tri orë për familjet që pësuan nga përmbytjet
Rreth 500 mijë euro janë grumbulluar sonte, në mbrëmjen humanitare ‘’Bashkë i...
-
Veriu, çështja për të cilën keqinformohen më së shumti kosovarët
Qytetarët e Kosovës hasin më së shumti në keqinformim kur bëhet fjalë për ngj...
-
Peci tregon pse nuk e ka shkarkuar këshilltarin që u dënua për vjedhje votash
Para pak ditësh, Enis Osmani, këshilltari politik i ministrit të Bujqësisë, F...
-
Peci: Lista “Guxo” e ka kusht për partnerin qeverisës njohjen reciproke në dialog
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci tha se partia GUXO është pro një marrëveshje...
-
OKB paralajmëron për rritje të numrit të refugjatëve ukrainas
Përderisa forcat ruse po vazhdojnë luftimet në lindje të Ukrainës, shefi i ag...
-
Për një orë mblidhen 147 mijë euro për të prekurit nga vërshimet
Për një orë janë mbledhur 147 mijë euro vetëm nga telefonatat e qytetarëv...
-
“Nuk ka më parlament”, Berisha paralajmëron: Kësaj here beteja do të jetë pa kthim
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se opozita nuk do të lejojë ...
-
Ministrit Vitia ia lëshojnë në emision deklaratën ku tha se “s’kthehem në MSH”, ja si arsyetohet sot
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, befasoi opinionin publik me rikthimin e...
-
Zelensky për Putinin: Ai është askushi, një gjë thotë e tjetër bën
Presidenti heroik i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një intervistë së fundmi...