Lajme

I lanë fëmijët pa përkujdesje, arrestohen prindërit nga Podujeva

Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 15 December 2021

Janë arrestuar burrë dhe grua në Podujevë, pasi që kanë lënë pa përkujdesje fëmijët e tyre në një shtëpi pa kushte minimale për jetesë, shkruan Gazeta Infokus.

Njësitë Policore njoftuan se me vendim të prokurorit fëmijët janë dërguar në Strehimore.

“Janë arrestuar burrë e grua kosovarë, pasi që kanë lënë pa përkujdesje fëmijët e tyre (vajzë dhe djalë njëri 12 e tjetri 9 vjeç) duke jetuar në një shtëpi pa kushte minimale për jetesë. Me vendim të prokurorit, dhe në bashkëpunim me Q.P.S. fëmijët janë dërguar në Strehimore”, njofton Policia e Kosovës.

-Advertisement-

Të dyshuarit (prindërit) janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera