Lajme

I kthehen skandalet ministres Hajdari, i vidhen kartela të MINT

Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 02 October 2023

Pas skandalit të grurit dhe vajit në rezervën shtetërore, ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari, i ka ndodhur edhe një tjetër skandal.

Në mëngjesin e së dielës, në banesën e saj depërtuan hajnat të cilën vodhën gjëra goxha me vlerë.

Rasti u konfirmua edhe nga policia përmes raportit 24 orësh, por pa detaje të mëtejme.

-Advertisement-

Sipas organeve të rendit rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”.

“Ankuesja femër kosovare ka informuar se persona të panjohur kanë depërtuar në banesën e saj dhe nga aty kanë kryer vjedhje. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në raport.

Por, sipas raportimeve të gazetës Sinjali, Hajdarit iu vodhën 2 mijë e 500 euro dhe gjëra të tjera me vlerë, si dokumente personale dhe kartela bankare përfshirë edhe ato të MINT-it.

Rasti në fjalë tashmë është hapur në prokurori, por deri më tani nuk ka raportime për persona të arrestuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera