Lajme

I kërkoi kryeministrit të japë dorëheqjen, Boris Johnson pushon ministrin kryesor

Autori: Gazeta inFokus 07:15 | 07 July 2022

Orët e fundit kanë qenë intensive për politikën në Britaninë e madhe, boris johnon tani është më afër se kurrë kolapsit pas 41 dorëheqjeve që erdhën zinxhir pas atyre të ministrit të financave dhe atij të shëndetësisë

Më shumë ministra dhe ish-aleatë tërhoqën mbështetjen e tyre për kryeministrin britanik dhe i kërkojnë atij të japë dorëheqjen, por Johnson rezistoi duke thënë se do të luftonte, të paktën për momentin, edhe pse skandali i fundit seksual i deputetit konservator Kris Pincher që përfshiu Doëning Street po e fundos atë gjithnjë e më shumë.

Shpërbërja spektakolare e karrierës politike të Johnson-it mund të jetë tashmë disa orë nga përfundimi; ndërsa ligjvënësit konservatorë po diskutojnë mundësinë për riformulimin e rregullave të partisë së tyre dhe për të votuar për ta rrëzuar atë nëse është e nevojshme.

-Advertisement-

Deri të mërkurën në mbrëmje, një delegacion i ministrave të shkoi në Doëning Street për t’i thënë atij të largohej.

Midis tyre ishte Sekretarja e Brendshme Priti Patel – një nga mbështetëset më besnike të Johnson – si dhe aleati i tij për një kohë të gjatë dhe ministri i lartë i kabinetit, Michael Gove, gjithashtu i kërkoi atij të mërkurën pasdite të pranonte se koha e tij ka mbaruar, por përgjigja që mori ishte se ai tashmë ishte i pushuar.

Tani Johnons ka vetëm dy mundësi ose të japë dorëheqjen deri të enjtën, ose kundërshtarët e tij do të lëvizn cdo gurë për ta rrëzuar atë maksimumi brenda javë së ardhshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera