I keqpërdori të dhënat e aplikuesve për kredi, Prokuroria kërkon paraburgim për të arrestuarin për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Autori: Gazeta inFokus
14:26 | 22 April 2025
Prokuroria e Prizrenit ka kërkuar paraburgim për të arrestuarin për Keqpërdorim të Pozitës Zyrtare, Falsifikim të Dokumentit Zyrtar dhe Mashtrim.
A.H., ishte arratisur nga Republika e Kosovës që nga viti 2021, dhe ndaj tij kishte urdhër-arrest dhe letër-rreshtim (vendor e ndërkombëtar). I njëjti, është arrestuar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 par.2 lidhur me par.1 dhe nenin 77, par.1, “Falsifikimi i dokumentit zyrtar” nga neni 427 par.1 dhe “Mashtrimi” nga neni 323 par.4 lidhur me par.1 dhe nenin 77, par.1, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Sipas kërkesës i pandehuri, A.H., si person zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për vete dhe që t’i shkaktojë dëm personit tjetër, në atë mënyrë që në cilësinë e analistit kreditor në njërin prej institucioneve Mikro-Financiare në Prizren, në vazhdimësi prej periudhës kohore 06.10.2016 e deri me datë 11.12.2019, duke rregulluar dokumentacionin për aplikim për kredi të dyzet (40) personave/të dëmtuarve, të njëjtëve paraprakisht ua keqpërdor të dhënat personale dhe kundërligjshëm ua përvetëson të hollat, të cilat i kishin marrë përmes kredive, i cili në total, kundërligjshëm dyshohet se ka përvetësuar shumën e të hollave prej 150,660.61€ (Njëqind e pesëdhjetë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë euro e gjashtëdhjetë e një cent), duke u shkaktuar të dëmtuarve dëme të konsiderueshme pasurore. Më këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së.
Po ashtu, A.H., si person zyrtar, në dokumentin zyrtar shënon të dhëna të rreme, në atë mënyrë që me datë 25.01.2019, në ambientet e institucionit Mikro-Financiar në Prizren, përpilon kontratën për kredi, për shfrytëzuesen e kredisë – të dëmtuarën, pa qenë ajo fare prezente dhe në rubrikën ku figuron nënshkrimi i huamarrëses – në vend të saj shënon me dorën e tij emrin e të dëmtuarës, dhe në vend të bashkëhuamarrëses – të dëmtuarës, po ashtu me dorën e tij e shënon emrin dhe mbiemrin e saj. Me këto veprime, ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”sipas KPRK-së.
Gjithashtu, A.H., me anë të paraqitjes së rreme të fakteve apo duke i fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete dhe duke i shkaktuar dëm financiar personave tjerë, i mashtron të njëjtit duke i nxitur që të kryejnë veprime në dëm të pasurisë së tyre, në atë mënyrë që në vend dhe periudhë të njejtë kohore të përshkruar si më lart, dyshohet se ka arritur të përfitojë shumën e të hollave prej 150,660.61 € (Njëqind e pesëdhjetë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë euro e gjashtëdhjetë e një cent), duke u shkaktuar dëme të konsiderueshme pasurore. Në këtë mënyrë, i njëjti ka kryer veprën penale “Mashtrimi” sipas KPRK-së.
Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin.

Të tjera
-
Ish-avokati i Hashim Thaçit emërohet Prokuror i Përkohshëm në ShBA
Gregory W. Kehoe, që ishte avokat i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi,...
-
OVL takim me Abdixhikun: Shprehu përkrahjen e LDK-së për kërkesat e drejta të veteranëve
Sot, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ...
-
Haradinaj për takimin e krerëve të partive me Osmanin: Nëse ka vullnet, zgjidhja do të dalë prej aty
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj sonte ka folur në lidhje me takimin e krerë...
-
Bajrami për Kurtin: S’ka lënë asnjë hapësirë për bashkëpunim
Kryetarja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar Qeverin...
-
Gucati dhe Abdixhiku flasin për gjendjen e kategorive të dala nga lufta
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, së ba...
-
A do t’i bindën partitë presidentes Osmani për dalje nga ngërçi?
Ngërçi politik në të cilin është futur vendi pas dështimeve të një pas njëshm...
-
Ky është Liridon Masurica që u ekstradua në SHBA si administrator kryesor i tregut kriminal online
Liridon Masurica nga Gjilani, administratori kryesor i “BlackDB.CC”, që është...
-
Zgjedhjet në Shqipëri: Ja kandidatët që siguruan mandatin nga listat e mbyllura në qarqet ku ka përfunduar numërimi
Me përfundimin e numërimit të votave në disa qarqe të Shqipërisë, janë bërë p...
-
Kurti njofton se ka udhëtuar në Poloni për të marrë pjesë në konferencën IMPACT 2025
Kryeministri në largim, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Poznan të Polonisë ku...
-
“Pastrimi” ndërprenë grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë, shkak borxhi 2.7 milionësh nga komuna
Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi SH.A.” ka njoftuar se është e detyr...
-
Miftaraj kritikon deputetët e VV: Kuvendi po duket si sfilatë mode – kur jeton i pasur nga buxheti i popullit, nuk kupton hallet e popullit
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reagua...
-
Ekstradohet nga Kosova në SHBA administratori kryesor i tregut kriminal online, ngarkohet për mashtrim dhe vjedhje të identitetit
Liridon Masurica (33-vjeçar) nga Gjilani i njohur si “@blackdb” është ekstrad...