Uncategorized

I keqpërdoret fotografia dhe emri me lajme të rrejshme, reagon biznesmeni nga Gjilani

Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 15 July 2021

Artikuj të ndryshëm ku ftojnë kosovarët për punë dhe rrogë të majme në vendet e Evropës, po qarkullojnë nëpër disa portale fantome.

Për më tepër, këto media që prodhojnë lajme të rrejshme kanë nxjerrë edhe fotografinë e një biznesmeni nga Kosova për të cilin thuhet se ai jep rrogë nga 4 e 500 euro e tutje për ata që duan të punojnë në Suedi.

“Kosovari që po kërkon punëtorë në Suedi, rroga më e vogël 4,500 euro, me mundësi që t’i bëni letrat… ndërsa një Kosovar qe jeton atje ka biznese shumë te mëdha dhe kërkon Shqiptar qe te punojnë ne firmën e ti.

-Advertisement-

Ai nga ju kërkon qe vetëm te arrini ne Suedi pasi e ka te pamundur te bej diçka për vizën tuaj, atëherë kur te shkoni atje duhet veç te kontaktoni ne telefon ose e-mail.” , shkruhet në disa lajme e në rrjete sociale.

I shqetësuar me këto lajme të pavërteta të cilat pos tjerash përmendin emrin e tij dhe publikojnë fotografi, biznesmeni nga Gjilani, Muhamet Shabani i është drejtuar Gazetës Infokus për të informuar qytetarët se lajmet që po thuhen për të janë të pavërteta.

Shabani për Gazetën Infokus ka thënë se ka denoncuar rastin në Polici.
“Unë e kam denoncuar rastin, pardje kam biseduar me avokatin dhe kjo duhet me u ndal gjithqysh, unë as nuk jetoj ne Suedi e as në Gjermani unë kurgjo nuk kam lidhje me ta”, tha Shabani për Gazetën Infokus.

Shabani me këtë problem nuk po përballet vetëm tash, para disa muajve ishte shpërndarë gjithandej kinse i njëjti po kërkonte punëtorë në Gjermani.

“Njëherë ma kanë qit për Gjermani e tash për Suedi”, ka thënë Shabani.

Por kjo çka po i ndodh atij po u ndodh edhe njerëzve të tjerë, Shabani tregon se ka gjetur edhe fotografi të personave të tjerë me të njëjtin konkurs.

“Jo veç mu edhe dikujt tjetër ishin tu ja bo, bash dje e kemi shikuar me një shok timin avokat”, tha ai. Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera