Lajme

“I ke tri ditë afat”, policët gjejnë brenda vilës pronarin në Brezovicë

Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 12 October 2022

Hetuesit e Policisë së Kosovës, të rastit “Brezovica”, kanë hasur në një pronar të një vile gjatë vendosjes së njoftimeve për sekuestrimin e objektit.

Portali Indeksonline ka incizuar momentin kur zyrtarët e Policisë së Kosovës bisedojnë me njërin prej pronareve të vilave.

Personi që ishte brenda vilës shprehet i habitur me veprimin e institucioneve të shtetit. Thotë se posedon leje për ndërtim.

-Advertisement-

“Derën nuk po e bllokojmë, i ki 3 ditë afat me i largu gjësendet”, thotë hetuesi policor.

Sipas shpjegimit të hetuesit policor, ndërtimi në Zonën e Dytë të Parkut Kombëtar “Sharri” është rreptësisht i ndaluar me ligj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera