Lajme

I jepet lamtumira gazetarit Lekë Zherka

Autori: Gazeta inFokus 09:30 | 16 June 2019

Për nder të gazetarit të ndjerë Lekë Zherka, sot nga ora 11:00 mbahet mbledhje komemorative.

Kurse ceremonia e varrimit zhvillohet nga ora 13:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës në Arbëri.

Dje në moshën 56-vjeçare ndërroi jetë Lekë Zherka, gazetar dhe drejtor shumëvjeçar i mediumeve më të mëdha kosovare.

-Advertisement-

Lekë Zherka karrierën e filloi në Radio Televizionin e Prishtinës në vitin 1985.

Pas luftës ai ishte drejtor i Radio Kosovës, pastaj drejto shumëvjeçar në televizionin Kohavision (KTV), ndërkaq karrierën e tij profesionale deri në ditët e sotme e vazhdoi në Radiotelevizionin 21 (RTV21).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera