Rajoni dhe Bota

I jepet lamtumira e fundit tetë vjeçarës që vdiq nga sulmi terrorist i Mançesterit (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 27 July 2017

Viktima më e re e bombardimeve të Mançesterit ishte një “superstar”, ka thënë babai i saj në funeralin e saj të fundit, transmeton Infokusi.com

Duke fshirë lotët, Andrew Roussos iu bashkua qindra personave që jepnin lamtumiren e fundit në katedralen e mbushur të qytetit për të kujtuar Saffie, tetëvjeçaren “mahnitëse”.

-Advertisement-

Ajo ishte në mesin e 22 personave të vrarë kur Salman Abedi shpërtheu një bombë në një koncert te Ariana Grande në Manchester Arena më 22 maj.

Këta qindra njerëz në katedrale, ishin të veshur me ngjyrë trëndafili, e cila ishte ngjyra e preferuar e Saffit. Arkivoli i Saffit ishte gjithashtu i mbuluar me trëndafila.

Saffie kishte qenë në vendin e ngjarjes me nënën e saj Lisa dhe motrën, të cilët ishin gjithashtu të plagosura gjatë sulmit.

Gjatë këtij funerali babai i vajzës tetë vjeçare tha se ishte “i nderuar që ishte baba i saj” dhe ajo ishte vërtetë “një Superstar”.

“Të bëhesh diçka në jetë, duhet të kesh diçka,” tha ai.

“Ajo shkëndijë, ajo karizëm, ato me të cilat lindi ajo, e bënë atë të veçantë, ka thëne babai i Saffit në momentin kur po përcillte vajzën e tij për botën e amshueshme./Infokusi.com

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera