Lajme

I jepet lamtumira e fundit Bilall Hadërgjonajt, pajtohen dy familjet

Autori: Gazeta inFokus 17:06 | 26 February 2023

Sot iu dha lamtumira e fundit ish-kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje Bilall Hadërgjonaj, i cili humbi jetën tragjikisht mbrëmë pasi u godit për vdekje nga një veturë në fshatin Rastavicë të Deçanit, shkruan Gazeta Sinjali.

Menjëherë pas varrimit familja Hadërgjonaj dhe Rexhaj janë pajtuar, duke e falur gjakun.

Ndryshe mbrëmë, Hadërgjonaj ka humbur jetën pasi u godit për vdekje nga një veturë në fshatin Rastavicë të Deçanit. Ani pse Hadërgjonaj u dërgua me urgjencë në spital, i njëjti nuk arriti që të mbijetojë dhe ndërroi jetë në QKUK.

-Advertisement-

Hadërgjonaj kishte pësuar vet-aksident pasi ishte duke qarkulluar në rrugën Gjakovë – Deçan, i njëjti duke mos ju përshtatur shpejtësisë kishte humbur kontrollin dhe në një moment ka dal nga rruga.

Më pas, me të dalur nga vetura dhe gjatë kalimit të rrugës në kursin nga drejtimi i Gjakovës, 62-vjeçari është goditur nga një veturë e cila ishte në lëvizje.

Sipas burimeve të Sinjalit, shoferi i veturës është Fitim Rexhaj, 34-vjeçar. Sipas informacioneve të para, Rexhaj ishte duke vozitur veturë me targa të huaja në drejtim të rrugës Gjakovë – Deçan.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera