Rozë

‘I jam turrur njërës me shkop bejsbolli’/ Roza Lati flet për xhelozinë

Autori: Gazeta inFokus 12:28 | 28 July 2022

Është një nga moderatoret më interesante. Roza Lati ka rrëfyer dhe një nga skenat e saj të xhelozisë teksa i është pëgjigjur një ndjekësi në Instagram. Roza ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit dhe njëri prej tyre e ka pyetur nëse ajo ka rrahur ndonjë person në jetën e saj pasi moderatoja atij i duket një gocë ‘gangsta’.

Roza, teksa është shprehur se nuk e ka çuar veten kurrë në atë pikë të konfliktit, është kujtuar dhe të tregoj një histori që i ka ndodh në moshën 21-vjeçare.

Moderatorja ka theksuar se në atë moshë ka përndjekur me shkop bejsbolli një vajzë pasi i ngacmonte të dashurin. Roza u shpreh se e ka ndjekur vajzën për tre javë rrjesht saqë e ka bërë që mos të dal nga shtëpia.

-Advertisement-

“Ke rrahur ndonjëherë njeri se dukesh gocë gangsta”, ishte pyetja e ndjekësit.

“Nuk e kam çuar kurrë veten në atë pikë të konfliktit. Jam e shkathët dhe e pres me thikë që në bisedë. Pa e çuar në atë pikë. Por kur kam qenë 21 vjeç, mbaj mend që kam gjëmuar për rreth 3 javë njërën me shkop bejsbolli se ju qep të dashurit tim. E bëra të mos dilte nga shpia një muaj nga frika. Këtë po”, u përgjigj Roza.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera