Lajme

I infektuari me koronavirus ikën nga Spitali i Gjakovës

Autori: Gazeta inFokus 23:45 | 14 July 2020

Një person i infektuar me koronavirus ka ikur nga Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës “Isa Grezda”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas sinjalizuesit, i infektuari po trajtohej në këtë spital pasi kishte dalë pozitiv në testin për COVID-19.

Siç mëson Gazeta Sinjali, policia ka iniciuar rast ndaj tij.

-Advertisement-

Kujtojmë që ky nuk është rasti i parë, që të infektuarit ikin nga spitalet ku po trajtohen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera