Lajme

I hiqet licenca për punë shefit të prokurimit në Viti, manipuloi me tenderë (DOKUMENT)

Autori: L Abazi 11:25 | 16 June 2021

I është hequr licenca e certifikimit të punës, Shefit të Prokurimit në Komunën e Vitisë, Fadil Abazi, pasi që i njëjti kishte manipuluar me tenderë.

Në dokumentet që ka siguruar Gazeta inFokus thuhet se Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik bazuar në kërkesën e Organit Shqyrtues të prokurimit kanë anuluar certifikimin profesional për menaxherin e Prokurimit të Autoritetin Kontraktues, Fadil Abazi.

I njejti thuhet se ka manipuluar me tenderin “Ndërtimi i rrugës Viti-Kërbliq-Kaçanik”.

-Advertisement-

Në të njëjtën mënyrë e ka vlerësuar edhe Agjencia Kundër Korrupsionit.

Agjencia kundër Korrupsionit pas kontrollimit të njoftimeve për kontratë, ka nxjerrë vendimin për fillimin e procedurës për trajtimin e rastit. Ku bazuar në dokumente ka konstatuar se autoriteti kontraktues për këtë aktivitet ka paraparë procedurën e hapur kontratë të llojit punë, me vlerë të madhe të parashikuar prej 2 milionë e 1000 mijë euro.

Agjencia kundër korrupsionit kanë konsideruar se veprimet e Abazit janë në kundërshtim me ligjin dhe Udhëzuesit Operativ për Prokurimin Publik.  /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera