Fokus

I harroi, poshtëroi e i la pa paga minatorët por dëgjojeni Albin Kurtin se si sot e ngriti lart figurën e tyre në 35 vjetorin e grevës së 98-es në Trepçë

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 20 February 2024

Minatorët e Trepçës u detyruan që të hyjnë në grevë disa herë gjate qeverisjes së kryeministrit, Albin Kurti duke qenë se kërkesat e tyre nuk po merreshin parasysh, shkruan Gazeta Infokus.

Miantorët u lanë pa paga, u poshtëruan nga menaxhmenti i ri i vendosur në krye të Trepçës pikërisht nga Kurti, e madje gjatë kësaj kohe edhe u lënduan disa prrej tyre pas një rrjedhjeje të acidit që ndodhi në minierë.

Mirëpo pavarësisht këtyre, Kurti sot ngriti lartë figurën e minatorit në fjalimin e tij në Trepcë ë 35 vjetorin e grevës së vitit 98 që hyri në histori.

-Advertisement-

Ndiqeni në vazhdim një pjesë të fjalimit të Kurtit sot, se si u poshtëruan minatorët gjatë kësaj qeverisjeje, thirrjet e minatorëve për masa ndaj menaxhmentit e se si kryeministri nuk e mbajti premtimin se do të ndante 70 milionë euro për Trepcën gjatë mandatit të tij e se do të rimëkëmbte këtë pasuri të madhe të Kosovës, siç ai e quante atëherë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera