Lajme

I hapet udhë pranimit të studentëve në vitin e ri akademik

Autori: Islam Morina 20:33 | 27 July 2021

Këshilli Shtetëror i Cilësisë që vepron në kuadër të Agjencisë së Kosovës për Akreditim ka mbajtur mbledhjen e vet të radhës, ku është marrë vendim për të gjitha raportet e ekspertëve ndërkombëtar me ç’rast është hapur mundësia për hapjen e konkurseve për pranimin e studentëve të rinj për këtë vit akademik, shkruan Gazeta Infokus.

“KShC ka marrë vendim për të gjitha raportet e ekspertëve ndërkombëtarë dhe në këtë mënyrë është krijuar mundësia për hapjen e konkurseve për pranimin e studentëve në vitin e ri akademik 2021/2022 në të gjitha institucionet dhe programet e akredituara në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatën e Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Po ashtu bëhet me dije se në këtë takim janë marrë vendim edhe për të gjitha ankesat dhe kërkesat e paraqitura në këtë institucion, kurse gjatë javës pritet të bëhet publikimi i i vendimeve të KShC-së dhe raportet e ekspertëve ndërkombëtar./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera