Lajme

I gjetet kallashnikov në veturë

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 04 March 2019

Një personi në Prishtinë i është gjetur një armë automatike e tipit AK-47, në veturën të cilën ishte duke e drejtuar.

Në njoftimin e Policisë thuhet se nacionaliteti i të arrestuarit është shqiptar, si dhe menjëherë pas intervistimit me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje, shkruan Gazeta inFokus.

Megjithatë, Policia nuk ka dhënë më shumë detaje për këtë rast. /Gazeta inFokus

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera