Lajme

I futen me armë e me sëpatë në market, e tmerrojnë punëtoren e ia marrin 500 euro

Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 28 January 2021

Tre persona të mërkurën kanë grabitur një market në magjistralen Ferizaj Prishtinë ku punonte vetëm një grua, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas policisë njëri nga të dyshuarit kishte hyrë me revole kurse tjetri me sëpatë ndërsa kanë vjedhur 500 euro dhe pako me cigare.

“GRABITJE

-Advertisement-

Magjistralja Ferizaj-Prishtinë 27.01.2021 – 18:40. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se tre të dyshuar të panjohur  njëri me një revole dhe njëri me një sëpatë janë futur në market dhe nën kërcënimin e armëve kanë marrë arkën në të cilën dyshohet se kanë qenë 500 (pesë qind) € dhe një sasi të cigareve vlera e të cilave nuk dihet. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera