Lajme

I dyshuari u vetëdorëzua në stacionin policor, Policia jep detaje për vrạsjen në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 17 August 2024

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për vrasjen e mbrëmshme në fshatin Bibaj të Ferizajt.

Vrasje kjo e cila ndodhi në oborrin e një salle dasmash.

Dyshohet se viktima është qëlluar nga një polic, derisa policia në raportin 24 orësh bën të ditur se i dyshuari ishte jashtë detyrës zyrtare.
Sipas Policisë i dyshuari lidhur me rastin është vet-dorëzuar në stacionin policor.

-Advertisement-

“Një mashkull kosovar ka mbetur i vdekur pasi është qëlluar me armë zjarri. I dyshuari lidhur me rastin është një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. I dyshuari lidhur me rastin është vet-dorëzuar në stacionin policor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe Inspektorati Policor i Kosovës të cilët do ta procedojnë rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë, shkruan Reporteri.net.

Sipas raportimeve, viktima është axha i Prindon Sadriut, bashkëshortit të Presidentes Vjosa Osmani. Për rastin deri tash janë dy të arrestuar.

I dyshuar për vrasjen e 89-vjeçarit është polici Festim Ramadani. Vrasjen dyshohet se e ka kryer me armën zyrtare.

I njëjti është arrestuar dhe i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.

Inspektorati Policor i Kosovës ka dhënë detaje të tjera për vrasjen në Ferizaj, ku nga arma zyrtare e një polici mbeti i vrarë një i moshuar 89 vjeçar.

Në njoftimin e IPK-së thuhet se polici i dyshuar për vrasje, Festim Ramadani pasi e kreu vrasjen u vetëdorëzua në Polici.

“Incidenti raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 19:30 në fshatin Bibaj të Ferizajt në një restaurant ku ishte duke u mbajtur një ceremoni dasme. Bazuar në informacionet fillestare dyshohet se zyrtari policor i dyshuar në këtë rast kishte shkuar në këtë lokacion dhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës i cili si pasojë e lëndimeve të pësuara ka ndërruar jetë .I dyshuari në këtë rast (zyrtari policor) pas kryerjes së veprës penale është vetdorëzuar në Stacionin Policor të Ferizajt ku edhe ka dorëzuar armën zyrtare e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast”, ka njoftuar IPK.

Sipas komunikatës së Inspektoratit, i dyshuari është arrestuar (dhe suspenduar) dhe me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitet tjera policore do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe shumë veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të rrethanave të këtij incidenti të rënde,

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se është arrestuar edhe një person i dytë për bashkëkryerje në vrasjen e 89-vjeçarit.

“Arrestohet edhe një i dyshuar lidhur me rastin e vrasjes në Ferizaj. Të dyshuarit të arrestuar me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për shkak të dyshimit të për bashkëkryerje të veprës penale “Vrasja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka konfirmuar IPK-ja.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Vjosa Baftiu ka thënë për gazetën online Reporteri.net se i vrari është i lindur në vitin 1935.

Sipas saj, i dyshuari për vrasjen, një zyrtar policor është ndaluar për 48 orë

“Motivet ende nuk dihen”, tha Baftiu.

Siç merr vesh gazeta online Reporteri.net, polici që dyshohet se e kreu krimin i ka edhe dy vëllezër të tjerë pjesëtar të Policisë së Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera