I dyshuari për vrasjen e 26 vjeçarit në Mitrovicë është vëllai i personit që e ka vrarë një student me kallashnikov para 5 viteve
Autori: Gazeta inFokus 12:57 | 30 October 2021
Policia e Kosovës ka identifikuar dy persona të dyshuar për vrasjen e 26-vjeçarit me inicialet A.M., mbrëmë në Mitrovicë. Ata janë vënë në kërkim nga Policia e Kosovës, teksa Express nga burime brenda Policisë së Kosovës mëson se njëri nga të dyshuarit për vrasjen e të riut është L.B., vëllai i V.B., i arrestuar për vrasjen e një studenti në afërsi të gjimnazit “Frank Bardhi”, në Mitrovicë, në vitin 2016.
L.B. dhe shoku i tij janë vënë në kërkim të Policisë së Kosovës për shkak se të njëjtit dyshohet se mbrëmë pas mesnatës, pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar me thikë viktimën A.M., 26 vjeçar, i cili si pasojë e plagëve të marra ka vdekur.
Burime të Express, brenda Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se L.B., është vëllai i V.B., i arrestuar për vrasjen me kallashnikov të një studenti 21-vjeçar, në afërsi të gjimnazit “Frang Bardhi”, në Mitrovicë para pesë viteve, teksa është e paqartë nëse ai është dënuar për këtë vrasje.
Poashtu, Express mëson se L.B., ka dosje kriminale në Policinë e Kosovës dhe se mbi të rëndojnë disa akuza për vepra penale, teksa shoqëruesi i tij ka dosje të pastër në polici.
Lidhur me vrasjen e mbrëmshme detaje kanë dhënë zyrtarisht Policia e Kosovës. Sipas një njoftimi për media, të dyshuarit për vrasje janë identifikuar dhe janë në kërkim të policisë.
“Rreth orës 00:15, të datës 30 tetor 2021, policia në Mitrovicë, ka pranuar informacion se në rrugën ‘Artim Jashari’ pas një zënke-mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht viktima: A .M. 26 vjeçar, lëndimet dyshohet të i jenë shkaktuar me një mjet të mprehtë (thikë) nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. I lënduari -viktima pas pranimit të ndihmës së parë në Spitalin Rajonal në Mitrovicë është transportuar në QKUK- ku si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML. Nga veprimeve të deritanishme hetimore, hetuesit policor kanë identifikuar identitetin e dy personave të dyshuar të cilët mbesin në kërkim policor. Rrjedha hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit në drejtim të kapjes së të dyshuarve dhe zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale Vrasje”, thuhet në njoftim.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...