Lajme

I dyshuari për v*asjen e ish-gruas së tij arrin në Gjykatën Themelore në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 11:48 | 13 April 2024

V.A i dyshuari për vrasjen e ish-gruas së tij tashmë ka arritur në Gjykatën Themelore të Ferizajt.

Ai pritet të dalë para trupit gjykues brenda pak minutash.

V.A 36-vjeçari dyshohet se ditën e premte rreth orës 14:00, ka vrarë ish-bashkëshorten e tij, 21-vjeçare si dhe ka plagosur vëllain e saj, 15-vjeçar.

-Advertisement-

Ngjarja e rëndë tragjike ka ndodhur derisa ata ndodheshin në objektin e Qendrës për Punë Sociale.

Policia e Kosovës ka dhënë sot detaje në raportin 24 orësh lidhur me vrasjen e rëndë që ndodhi dje në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, ku një 21-vjeçare dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti i saj.

Sipas Policisë, 36-vjeçari, “për motive ende të panjohura”, ka shtënë me armë zjarri ndaj ish-gruas së tij dhe vëllait të saj, ku e ka vrarë 21-vjeçaren dhe e ka plagosur vëllain e saj, i cili pas tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi.

Rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë”.

Vrasja e gruas u dënua ashpër nga udhëheqësit e vendit, kryetari i Ferizajt dhe nga shoqëria civile, të cilët edhe kërkuan dënimin meritor për dorasin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera