Lajme

I dyshuari për sulmin në Toronto përballet me 23 akuza(Foto/Video)

Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 25 April 2018

Vozitësi i furgonit që të hënën shkaktojë sulm në Toronto, duke lënë të vdekur 10 persona e lënduar 15,  është një 25 vjeçar i quajtur Alek Minassian, transmeton Infokusi.com.

Ai po përballën me gjithsej 23 akuza, 10 për vrasje të shkallës së parë dhe 13 për vrasje në tentativë.

Derisa i dyshuari po mbahet në paraburgim, gjykata ka marrë vendim që paraqitja e tij të bëhet më 10 maj.

-Advertisement-

Mediet kanë raportuar se i dyshuari kishte planifikuar sulmin pas disa minuta para sulmit në rrjetin social facebook kishte postuar një mesazh të fshehtë me mbishkrimi ‘momente para se furgoni të  godas këmbësorët’, transmeton Infokusi.com.

Mëngjesin e së hënës një furgon më shpejtësi ka goditur një turmë njerëzish në veri të Torontos.

Policia ka njoftuar se nga plagët e marra kanë ndërruar  jetë së paku 10 persona ndërsa 15 të tjerë kanë marrë lëndime trupore. /INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera