I dyshuar për vrasjen e nënës së tij në Pejë, sot nisi seanca e parë gjyqësore

Autori: Gazeta inFokus
10:10 | 17 November 2023
Seanca e parë gjyqësore ka filluar në Gjykatën Themelore në Pejë ndaj të akuzuarit U.H, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “vrasje” ndaj nënës së tij. Seanca vjen në pasojë të ngjarjes së rëndë që ndodhi më 14 prill të këtij viti.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti.
Ndërkaq, seanca me kërkesë të mbrojtjes së të akuzuarit është e mbyllur për publikun.
Ndryshe, një muaj më parë Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë kundër U.H, i akuzuar për vrasjen e nënës së tij më 14 prill të këtij viti.
Sipas ktakuzës, i pandehuri U.H, me datë 14 prill të vitit 2023, në qytetin e Pejë, ka privuar nga jeta, nënën e tij, viktimën H.H., me dyshimin e bazuar mirë se ditën kritike në rrethana të përgjegjësisë se zvogëluar mendore në shkallë esenciale, viktimës i ka shkaktuar mbi 20 plagë në pjesë të ndryshme të trupit, duke e privuar të ndjerën nga jeta.
Me këto veprime sipas prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallën fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.
Ndërkaq, më 14 prill, U.H dyshohet se në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë ka vrarë nënën e tij. Pas rastit tragjik, prokurorja Sahide Gashi ka thënë se kanë siguruar dëshmitarë okularë dhe se i dyshuari nuk mund të fliste.
Vrasja e 58-vjeçares kishte tronditur vendin dhe kishte nxitur reagime të shumta. E nga shoqëria civile kanë kërkuar që të bëhet më shumë për mbrojtjen e grave.

Të tjera
-
Konjufca: Nëse Kurti s’i ka numrat, i hapet rruga Bedri Hamzës – vetëm Limaj tregoi gatishmëri për koalicion
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në emisionin CONTEXT në ...
-
Sveçla tregon ‘sakrificën’ e Kurtit në 20-vjetorin e VV-së: Na duronte kur pinim duhan në takime
Në 20 vjetorin e Vetëvendosjes, kjo parti ka organizuar bisedë me krerët e sa...
-
“Ngjarja tragjike ka ndodhur në Kanada” – zbulohen detaje të reja rreth vdekjes së 34-vjeçares dhe djalit të saj
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën në mbrëmje në lagjen Lachine të Mont...
-
Rast i rrallë në Shqipëri, 74-vjeçari maturant merr diplomën
Në Shqipëri janë publikuar rezultatet e provimit të gjuhës së huaj të maturës...
-
Serbia thotë se është e shqetësuar për mbështetjen e Malit të Zi ndaj Kosovës
Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë tha se është e shqetësuar për shkak t...
-
Vdekja e nënës nga Kosova bashkë me të birin, Ramosaj: Dhimbje shumë e madhe
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në një vend jashtë Kosovës. Një grua n...
-
Selfia e fundit para tragjedisë: Çifti i mjekëve dhe 3 fëmijët e tyre humbën jetën në rrëzimin e avionit në Indi
Avioni i rrëzuar sot në Indi dhe ku humbën jetën mbi 300 persona, u nis nga A...
-
“Frymëzim/ndryshim”, Edona Llalloshi pozon e buzëqeshur pranë Albin Kurtit dhe Sabri Fejzullahut
Këngëtarja e mirënjohur dhe njëherësh deputete në Kuvendin e Kosovës, Edona L...
-
Tragjike: Tentoi ta shpëtonte djalin në pishinë, nëna nga Kosova humb jetën bashkë me të
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar për një rast tragjik që ka n...
-
Kamberi: Çlirimi i Kosovës ishte shpëtim i popullit
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se çliri...
-
Vendoset pllaka përkujtimore në Gjermani në ndërtesën ku operonte Qeveria Bukoshi
Në nderim të 26-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, në Gjermani është zbuluar nj...
-
Temperaturat rriten, QKUK mbetet pa klimatizim – Dështojnë ofertat për servisimin e pajisjeve
Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka dështuar në realizimin e një te...