Lajme

I doli afera se ka marrë rreth 600 mijë euro nga Qeveria Thaçi, Dalipi i vardiset pak shefit të ri, Albin Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 13 April 2022

Sot kur i doli në shesh afera për përfitimin e rreth 600 mijë eurove nga Qeveria Thaçi, Luan Dalipi zgjodhi heshtjen. Ai hesht çdo ditë edhe kur pyetet nga mediat për punët e Qeverisë. Që nga koha e emërimit të tij në pozitën e shefit të stafit të kryeministrit Kurti, Dalipi mbahet mend për një gjë, sulmin që ua ka bërë mediave duke i lidhur ato me “biznese kriminale”. Të cilën edhe ia arsyetoi Albin Kurti.

Lidhja me Kurtin duket se i shkon mirë, kjo dëshmohet edhe nga profili i Facebook-ut të tij ku Luan Dalipit pothuajse i është mbushur “muri” me fotografi e postime në mbështetje të Kurtit dhe Qeverisë.

“Front Online” raportoi sot se Luan Dalipi kishte përfituar rreth 600 mijë euro gjatë qeverisjes së Thaçit, si rëndom ai nuk u është përgjigjur pyetjeve. Por, në këtë situatë ka bërë një “reagim” në Facebook-un e tij. Ka shpërndarë një postim të Qeverisë Kurti, për vendimet që i mori sot qeveria.

-Advertisement-

Kompania ku Luan Dalipi ka qenë aksionar, ““Managment&Develoopment Associates”L.L.C” në vitin 2012 kishte arritur një kontratë tre vjeçare në vlerë prej 375 mijë € me Ministrinë e Integrimeve Evropiane, në kohën kur kryeministër i vendit ishte Hashim Thaçi. Por, më pas në xhirollogarinë e kompanisë MDA – Ministria e Integrimeve ka derdhur mbi 550 mijë euro.

Sipas Dalipit mediat ngjasojnë me kompani të kriminalizuara.

Kjo deklaratë ka nxitur reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës duke vlerësuar se thirrja e tillë publike e njeriut më të afërt të kryeministrit Kurti në qeveri është shumë e rrezikshme, dhe thirrje e hapur për linçim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera