Lajme

I dha një personi fajde 5000 euro e kërkoi t’i kthehen 15 mijë euro, arrestohet i dyshuari në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 09:10 | 20 January 2024

Është arrestuar një burrë në Pejë,pasi dyshohet se ka dhënë para me fajde rreth pesë mijë euro, ku më pas ka kërkuar t’i kthehen 15 mijë euro.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Rr. Nënë Tereza, Pejë 19.01.2024 – 19:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kohë më parë i kishte dhënë para me fajde rreth 5000 € viktimës mashkull kosovar, ku më pas ka kërkuar ti kthehen 15000 €. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera