Sport

I dha fund karrierës për shkak të problemeve me zemër, Manchester City i propozon një pozitë të re Kun Agueros

Autori: Gazeta inFokus 16:30 | 06 January 2022

Kun Aguero me 15 dhjetor të vitit të kaluar tronditi botën e futbollit, duke njoftuar se për shkak të problemeve me zemër është i detyruar të pensionohet para kohe nga futbolli aktiv, shkruan Gazeta inFokus.

Sulmuesi argjentinas pjesën më të mirë të karrierës e kaloi te skuadra e Manchester Cityt, ku u bë edhe golashënuesi më i mirë në histori të klubit me 260 gola.

Për këtë arsye klubi anglez ka vendosur që të ia ofroj një pozitë të re Agueros, duke e vlerësuar për kontributin e madh.

-Advertisement-

Sipas ‘The Sun’, klubi i Cityt do të shqyrtojë mundësinë e vendosjes së Agueros në një propozim për një pozicion si ambasador për skuadrën angleze.

Mbetet të shihet në ditët në vazhdim nëse argjentinasi do ta pranoj ofertën e klubit, ku bëri histori në karrierën e tij.

Kun Aguero së fundmi luajti disa ndeshje për skuadrën e Barcelonës pas transferimit nga Manchester City verën e kaluar.

Ai aktualisht gjendet në vendlindje në Argjentinë, ku po kalon pushimet dimërore me familjen e tij./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera