Lajme

I detyroi motrat e tij të mitura të kërkojnë lëmoshë, arrestohet gjakovari

Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 12 January 2022

Tentimi i gjakovarit për tu pasuruar përmes motrave të tij të mitura duket se nuk ka funksionuar, kjo pasi ai është arrestuar të martën, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se ai i kishte detyruara motrat e tij të mitura të kërkojnë lëmoshë.

Gjithashtu është bërë e ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

Të tjera