Lajme

I dërguari i Trump i mbledh në takim Albin Kurtin e Hashim Thaçin

Autori: Gazeta inFokus 16:24 | 04 December 2019

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, doli lideri më i votuar në Kosovë.

Kësisoj edhe po synon postin e shefit të Qeverisë, shkruan gazeta inFokus.

Por, pozitë tjetër shumë të rëndësishme ka edhe një oponent i madh politik i Kurtit, Hashim Thaçi, i cili është President i vendit.

-Advertisement-

Kështu, nëse Albin Kurti arrin të zgjedhet Kryeministër i Kosovës, dy pozitat kryesore të shtetit do të kenë njerëz që janë kundërshtar të mëdhenj mes vete e që nuk kursejnë akuzat më të rënda për njëri-tjetrin.

E si duket, kjo kundërshti është aq e madhe saqë është dashur ndërhyrja e amerikanëve për një takim mes tyre, shkruan gazeta inFokus.

Sipas burimeve të Klan Kosovës, Richard Grenell – ambasador i SHBA-ve në Gjermani dhe i dërguar i Presidentit Donald Trump për dialogun në mes të Prishtinës e Beogradit është angazhuar që të realizoj takimin në mes të Thaçit e Kurtit.

Kjo do të ndodhë në Berlin të Gjermanisë.

Atje do të mbahet edhe “Ballkan Dialogues”, i organizuar nga Instituti “Lindje – Perëndim”, ku ishte e planifikuar pjesëmarrja edhe e Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Por, ky i fundit ka anuluar këtë për shkak të vizitës në Rusi dhe takimit me Vladimir Putin, shkruan gazeta inFokus.

Në kryeqytetin gjerman, është e planifikuar të jetë edhe ish-ambasadori gjerman Ëolfgang Ischinger, ai amerikan Frank Ëisner dhe ish-përfaqësuesja për Politikë të Jashtme e BE-së, baronesha Catherine Ashton./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera