Lajme

I dërguari i Erdoganit në Kosovë në zyrën e Bislimit, flasin për investime në energjetikë

Autori: Gazeta inFokus 18:10 | 26 April 2022

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është takuar sot me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar, me të cilin kanë biseduar në veçanti edhe për fushën e energjetikës.

Lajmin e ka bërë të ditur zyra për media e kryeministrisë, duke treguar se në fokus të bisedës ka qenë bashkëpunimi në fushën e energjisë dhe potencialit të investimeve strategjike në sektorin e energjisë.

“Investimet dhe donacionet nga shteti turk kanë financuar projekte të rëndësishme në fushat si ajo e shëndetësisë, arsimit, agrikulturës, infrastrukturës e shumë të tjera. Fokusi i bisedës gjatë këtij takimi ishte në diskutimin e mundësive për bashkëpunim në fushën e energjisë dhe potencialit të investimeve strategjike në këtë sektor”, thuhet në njoftimin e ZKM-së, transmeton Gazeta Express.

-Advertisement-

Sic bën me dije komunikata, në takim janë diskutuar çështje ku Turqia mund t’i ofrojë përkrahje Kosovës.

  Në fund zëvendëskryeministri Bislimi e ka falënderuar ambasadorin Sakar për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme që shteti i Turqisë i ka dhënë Kosovës dhe popullit të saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera