Lajme

I dërgoi mesazhe me përmbajtje erotike një të miture, arrestohet një burrë në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 08:55 | 23 March 2023

Një person është arrestuar në Prizren, nën dyshimin e se përmes rrjeteve sociale i ka dërguar mesazhe me përmbajtje erotike një vajze të mitur, shkruan Gazeta Infokus.

Deri te arrestimi i të dyshuarit ka ardhur si pasojë e një pune hetimore gjatë muajve shkurt dhe mars të vitit 2023.

Gjithashtu, sipas Policisë së Kosovës i dyshuari ka pranuar se i ka dërguar mesazhe viktimës.

-Advertisement-

Derisa lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, rasti është iniciar se “Ngacmim seksual”

“Pas një pune hetimore është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që përmes rrjeteve sociale i ka dërguar mesazhe me përmbajtje erotike viktimës femër kosovare e mitur. I dyshuari në dëshminë e tij ka pranuar se i ka dërguar mesazhe viktimës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera