Lajme

I dënuar në Angli për shtëpi bari, sekuestrohen pasuritë e paluajtshme të 28 vjeçarit shqiptar

Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 24 November 2023

Disa pasuri të paluajtshme të një 28-vjeçari i cili është dënuar në Mbretërinë e Bashkuar për shtëpi bari, janë sekuestruan në kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Në kuadër të operacionit policor “Property”, janë sekuestruar pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 200 mijë euro në emër të 28-vjeçarit dhe familjarëve të tij, që dyshohet se ai i ka përfituar nga shtëpia e barit në Angli.

Konkretisht u bë sekuestrimi i 3 pasurive të paluajtshme të ndodhura në lagjen “5 Maji”, 2 apartamente banimi dhe 1 njësi shërbimi.

-Advertisement-

28-vjeçari ka qenë i dënuar me tre vite burg për prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike në Angli.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera