Lajme

I dënuar me mbi 3 vite burgim, policia arreston 40 vjeçarin e arratisur në Vushtrri

Autori: Gazeta inFokus 15:22 | 16 September 2022

Policia e Kosovës ka kapur në Vsuhtrri 40 vjeçarin për të cilin kishte një dënim aktiv dhe ishte në kërkim nga policia.

Sipas policisë ai akuzohet për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe është i dënuar me tre vite e gjatë muaj burgim.

I akuzuari tashmë është dërguar në vuajtje të dënimit, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

“Gjatë ditës së sotme njësitet policore në Vushtrri, në bazë të urdhëresës aktive kanë arrestuar një person i cili ishte në kërkim me urdhëresë  të lëshuara nga Gjykata kompetente. Personi i  arrestuar i dyshuari, Y. Z., 40 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar  për veprën penale “ Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, i njëjti pas përfundimit të procedurave policore  është dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 3 (tre) vjet  e  6 (gjashtë) muaj”, njofton policia./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera