Lajme

I dehur rrahu vajzën e mitur dhe e përzuri nga shtëpia, arrestohet një burrë në Shtërpcë

Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 07 September 2022

Të martën në Shtërpcë është arrestuar një burrë i cili në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht vajzën e tij të mitur e më pas edhe e ka larguar atë nga shtëpia, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë i dyshuari është intervistuar dhe më pas me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili nën ndikim të alkoolit, ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur femër kosovare të cilën e kishte larguar nga shtëpia duke e lënë pa përkujdesje. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje“, thuhet në raportin e policisë. /Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera