Lajme

I dehur në timon, “Boris Johnson” arrestohet në Holandë

Autori: Gazeta inFokus 21:39 | 01 May 2023

Si e gjeti veten Boris Johnson duke drejtuar automjetin, i dehur në një rrugë fshati në Holandë?

Kjo ishte edhe pyetja e policisë holandeze që arrestoi një person që kishte goditur një shtyllë dritash pranë Groningenit.

Drejtuesit të mjetit iu gjet një leje drejtimi false, në emër të ish-kryeministrit britanik, me datëlindjen e saktë dhe foton e tij.

-Advertisement-

Megjithatë, patenta në fjalë ishte lëshuar në 2019 dhe supozohej të skadonte në vitin 3000.

Sipas raportimeve, autori 35-vjeçar i ngjarjes refuzoi të tregonte identitetin e tij dhe refuzoi po ashtu që të bënte testin e alkoolit. Pasi e vuri në pranga, policia arriti që t’i gjente patentën.

“Për fatin e tij të keq, ne nuk e kemi përtypur falsifikimin e tij”, shkroi policia në një postim në Instagram.

Leja e rreme e drejtimit duket se vjen nga Ukraina ku çdokush mund t’i blejë ato në dyqanet turistike./a2news.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera