I dehur kapet në flagrancë duke vjedhur në një lokal, arrestohet burri në Podujevë

Autori: Gazeta inFokus
08:52 | 11 January 2023
Një burrë në Podujevë është arrestuar gjatë ditës së djeshme pasi në gjendje të dehur është kapur në flagrancë duke vjedhur një lokal, shkruan Gazeta Infokus.
Sipas policisë, i dyshuari kishte arritur që të vjedhte disa veshmbathje dhe në tentativë duke ikur është arrestuar me ç’rast ju ka shkaktuar lëndime edhe zyrtarëve policorë, njofton Klankosova.tv.
“Rruga “Xhemail Mustafa”, Podujevë 10.01.2023-19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur është kapur në flagrancë duke kryer veprën e cekur në një lokal i cili ishte i mbyllur-pronë e viktimës femër kosovare. I dyshuari pasi kishte vjedhur disa gjësende vesh-mbathje në tentativë për të ikur nga vendi i ngjarjes është ballafaquar me zyrtarët policorë ndaj të cilëve ka bërë rezistencë aktive ku për pasojë lëndime kanë pësuar zyrtarët të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa pritet të bëhet intervistimit i tij pas këndelljes nga alkooli./Gazeta Infokus/

Të tjera
-
‘Ndalojeni tragjedinë e luftës’, thotë Papa pasi SHBA-ja goditi objektet bërthamore në Iran
Papa Leoni tha të dielën se bashkësia ndërkombëtare duhet të përpiqet të ...
-
Sekretari amerikan i mbrojtjes pyetet kur vendosi Trump të sulmojë Iranin
Sekretari amerikan i mbrojtjes Hegsethu pyete nëse ka pasur një moment të veç...
-
Paralajmëron SHBA: Çdo hakmarrje nga Irani do të përballet me forcë
Sekretari i mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, ka folur në një konferencë për...
-
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së: Sulmi amerikan shkatërroi programin bërthamor iranian
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, dhe Kryetari i Shtabit të Përg...
-
Zelensky paralajmëron Putinin: Do të përfundoni si miqtë tuaj në Iran
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar presidentin rus, Vla...
-
Meloni bën thirrje për negociata mes Izraelit dhe Iranit
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, tha se po e ndjek sulmet Izrael – Ira...
-
Pesë të arrestuar në Shtime pas një përleshjeje fizike
Pesë persona janë arrestuar në Shtime, pas një përleshjeje fizike. Gjatë p...
-
Irani sulmoi Tel Avivin pasi u godit nga SHBA, Izraeli duket se sulmoi pozicionet raketore iraniane që mund t’i godasin forcat amerikane
Një eksperte izraelite për sigurinë kombëtare ka deklaruar për CNN se Izraeli...
-
Kryediplomati iranian: Trump ‘tradhtoi’ Iranin dhe publikun amerikan me sulmet e tij
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka dhënë një përgjigje televizive...
-
Sulmet amerikane ndaj centraleve bërthamore të Iranit, si reaguan udhëheqësit botërorë?
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sulmuar tre centrale bërthamore në Iran,...
-
Pa marrëveshje politike, as Kushtetuesja nuk e zgjidh krizën
Gjykata Kushtetuese e Kosovës është duke shqyrtuar me prioritet kërkesën për ...
-
“Duhet të përgjigjemi”, thotë ministri i Jashtëm i Iranit: SHBA e kaloi një vijë të kuqe shumë të madhe
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi se nuk është i sigurt “s...