Lajme

I dashuri ua mbylli motrën në banesë, vëllezërit nga Gjilani e bëjnë për spital

Autori: Gazeta inFokus 09:16 | 06 January 2022

Një grua nga Gjilani mbrëmjen e së mërkurës, ka raportuar në polici se burri me të cilin po bashkëjetonte e ka mbyllur në banesë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas saj, në pamundësi për të dalë nga banesa i kishte kontaktuar dy vëllezërit e saj të cilët kur kanë shkuar janë përleshur fizikisht me të dyshuarin, e të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore për të cilat ka pranuar tretman mjekësor.

“Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera